“Shqipëria në rrezik”, Meta: PPP-të jashtë kontrollit, borxhi po merret për të financuar korrupsionin
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë të poisaçme për shtyp paralajmëron se situata ekonomike në vend kërcënohet nga koncensionet dhe PPP-të e firmosura nga qeveria, të cilat tha ai, kanë dalë jashtë kontrollit.
Borxhi publik, tha Meta, është në norma tejet të larta dhe po merret nga qeveria për të financuar korrupsionin në vend.
"Shqetëstimët seriozet kanë të bëjnë dhe me mbështetjen fiskale, ku theksohet se: Konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me mbështetje fiskale të përkohshme dhe të synuar, për të mbrojtur grupet më në nevojë.
Forcimi i mbrojtjes sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e instrumenteve të menaxhimit të krizave në Shqipëri, duke mundësuar mbështetje fiskale më efektive dhe të shënjestruar. Pra, për më të dobëtit dhe me të varfërit duhen politika efektive.
Me borxhin publik ende të lartë dhe nevoja të mëdha për financim bruto, Shqipëria nuk mund të përballojë subvencione me bazë të gjerë. Pra një nga arsyet pse kemi dështuar të mbështesim bujqësinë dhe fermerët sic ndodh në Maqedoninë e Veriut, sicc ndodh në Kosovë, sicc ndodh në vende të tjera. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë.
Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale".
Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit".
Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit.
Paqëndrueshmëria në tregun global të energjisë e ka vënë theksin në urgjencën e reformave vendimtare për të garantuar qëndrueshmëri financiare në sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë, për të zvogëluar rreziqet fiskale dhe për të rritur sigurinë e energjisë.
Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” pra ato ndryshimet klienteliste kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit". Kjo është arsyeja që jemi vendi që mbledhim më pak të ardhura për shkak të korrupsionit.
Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit. Pra një politikë tjetër e një sistemi tatimor por edhe më transparent do t’i shërbente luftës kundër informalitetit por dhe do të zhvillonte prodhimin e brendshëm.
Trajtimi i shumë prej çështjeve strukturore të kahershme, me të cilat përballet Shqipëria, do të jetë gjithashtu kritike për rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Është e qartë, që jemi një vend që eksportojmë krah pune dhe importojmë ato prodhime që mund t’i prodhonim në vend dhe t’i eksportonim. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë 13 vjet për të shlyer borxhin.
Këto përfshijnë avancimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve dhe forcimin e kornizës për luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Është e qartë është një paralajmërim tjetër edhe vetë aministisë fiskale", tha Meta.
Lajmi në përditësim...