Berisha çon Rozetën në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, kreu i PD-së futet live në facebook

Ka nisur vrullshëm seanca plenare, e para për këtë vit të ri.

Fill pas fjalës së kryeparlamentares Nikolla dhe deputetit Boçi,në foltore u ngjit Berisha i cili edhe e përshpejtoi mbylljen e seancës.

Ai denoncoi skandalin e vjedhjes së qindra miliona eurove në banesën e zyrtares Klosi por gongu i kohës së Kuvendit nuk i lejoi të çonte në fund fjalimin.

Berisha: Ky Parlament është shndërruar në një dhunues të ligjeve të vendit. Për shkak të një personi që ka inkriminuar veten, ku Parlament funksionon në kudërshtim me çdo parim të një vendi të lirë. Ky Parlament u mohon deputetëve të drejtën kushtetuese. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat. Në çdo Parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër. Ju nuk guxoni sepse i keni të mbushur dyshekët, lavatriçet me paratë e vjedhura.

Më lejoni t’ju pyes, Niko më thuaj a ka ardhur Rozeta në shtëpinë tuaj ndonjëherë. Ku është Ballukja. Ne nuk kemi detyrë tjetër veçse kontrollin ndaj jush. Ju bëni gjithçka të na bllokoni kontrollin. Thuaja Edi Ramës zonjë, të marrë fund kjo praktikë. Ju e dini që ai ka firmosur për të qenë kryetar i një oprganizate kriminale. Ai ka udhëtuar 137 herë më shumë se çdo sheik në botë me avion privat. Rregullat themelore të Parlamentit të mos i shkelësh. Ti je një zonjë, nuk më shkon mua të përdor këtë platformë. Unë merrem vetëm me Edi Ramën. Sepse ai is tis të gjitha këto. Tani me Facebook.

Nikolla i mbylli mikrofonin, Berisha u fut live në facebookun e tij dhe Balla nga mazhoranca kërkoi mbylljen e seancës pas miratimit të procesverbalit.

Berisha: Kjo që ndodh është një puç parlamentar kundër opozitës. Është një mënyrë për të shuar zërin e opozitës. Hajde bëj be nëse nuk ka qenë ndonjëherë Rozeta. Kanë frikë nga vetja, nga bëmat e tyre. Zotohem se ky Parlament do funksionojë në mbrojtje të interesave të tua, në kontroll dhe mbrojtje të pasurive publike dhe interesat e publikut shqiptar. Ishte një fillim i yni, ia mbathën se nuk duronin dot fillimin e opozitës në Parlament.

Deputetët do të rikthehen të enjten në Kuvend dhe siç u lajmërua do kenë shumëçka për të folur.