Nikola Boljeviç është doganieri malazez që dhunoi familjen shqiptare në Muriqan
Ditën e sotme në rrjetet sociale qarkulluan pamjet e një nga ngjarjeve më të shëmtuara të bëra kundrejt shqiptarëve, gjë që detyroi të reagonte edhe kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, ku në doganën e Muriqanit, ditën e sotme, një familje shqiptare është dhunuar nga policia malazeze vetëm se nuk priti në radhë me makinë.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, pjesëtarët e familjes tërhiqen zvarrë, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.
Qyetarët e tjerë shqiptarë janë përpjekur që t’i vijnë në ndihmë kësaj familjeje, por aq sa kanë mundur.
Ndërkohë, pavarësisht përjekjes së redaksisë sonë, ende nuk ka një reagim nga institucionet tona shqiptare.
Së fundmi, zbulohet edhe identiteti i doganierit që ka dhunuar këtë familje. Mësohet se ai është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët, sipas burimeve.
“Merr nga 10 euro, ndonjë redbull, puntorëve sezonalë sidomos nga Shkodra qe te kalojnë pa probleme” – shkruan një qytetar per JOQ.
