“Vula”, Berisha thirrje demokratëve: Mos e vendosni gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka vendosur për PD-në
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditët e fundit është fokusuar te çështja e vulës së partisë, ku a theksuar se në përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtën e tij.
Por ai akuzoi se Edi Rama bashkë me disa të keqpërdorur siç e cilëson ai grupin e Alibeajt, kanë nisur një sulm të paprecedent për të mbajtur peng PD.
"Do vazhdojmë edhe me këshilltarët dhe e vërteta është se kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Këto zhvillime brenda PD-së, atë e kanë tronditur gjeri në palcë pasi e sheh që betejën e ka të humbur. Ky tmerr ka bërë që ai të humbasë jo vetëm e mendjen, logjikën, por të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral. Të dalë haptas me platformat e plaçkitjes së votës, e ekzekutimit të saj paraprak.
Të dëshmojë që është i aftë të bëjë gjithçka, të ushtrojë çdo formë terrori për të grabitur votat e qytetarëve shqiptarë.
Natyrisht, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëtve shqiptarë. Në konteksti e përpjekjeve të tij, ai ka ndërmarë një sulm të paprecedentë kundër forcës kryesore opozitare të PD-së.
Ai mendon se mund të mbajë peng këtë forcë por e vërteta është se do të mjerohet. Mendon dhe përpiqet të bëjë çdo gjë që forca jonë politike në garën e ardhshme elektorale të hyjë siç dëshiron ai".
Sali Berisha e di se në këto kushte nuk regjistrohet dot si parti e vetme për të garuar në 14 maj ndaj dhe kishte këtë mesazh për qytetarët dhe mbështetësit.
"Dua të theksoj për qytetarët e këtij vendi. E vërteta është se ne përputhje me të gjitha standardet e një vendi të lirë, Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin e saj plotësisht kushtetues dhe ligjor.
Ndaj dhe dua tu them qytetarëve e demokratëve të mos vendosin gishtin aty ku nuk qëndron. Gjykata ka bërë punën e saj".
Dorën e Edi Ramës, kryedemokrati nuk e sheh vetëm te çështja e vulës, por edhe te zhvillimet në grupin parplamentar të PD-së ku u përjashtuan katër deputetë.
"Shërbehet po nga të njëjtit njerëz, njerëz të zhveshur nga çdo lloj dinjiteti njerëzor, integriteti njerëzor."
Por teksa debatet dhe akuzat vazhdojnë mes vetes,një tjetër deputet i PD-së hoqi dorë nga mandati.
Fation Veizaj, i zgjedhur në qarkun e Vlorës e la mandatitn duke theksuar se refuzon kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por edhe të përdoret nga individë për interesa personale nga ana tjetër.