Karaiskaj: Jemi një shoqëri ofenduese, edhe roja të flet pa edukatë, mirë do bënte të hapte një libër

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dasara Karaiskaj, gazetare u shpreh se shoqëria shqiptare nuk ka etikë dhe është ofenduese.

Ajo tha se kjo mungesë etike fillon qysh nga roja ku parkon makinë që flet pa edukatë, e deri tek sjellja ma kamerierin.

Karaiskaj: Ne nuk kemi pikën e etikës, por nuk jemi të drejtpërdrejtë, jemi ofendues. Unë shkojë të ha mëngjesin dhe parkoj makinë. Aty të flet roja, një individ që po bën një profesion, por kjo nuk e ndalon që të hapë një libër dhe të shkojë përtej kulturës së që ka. Dhe të flet pa edukatë. Këtu të prishët dita.

Unë shkoj tek kafja dhe e shfaq këtë me kamerien. Mënyra se si e komunikojmë, që janë bazat e sjelljes sjellin problemin parësor. Pastaj fjalët e pista dhe zhargonin nisin nga familja.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.