"Shmangni Thumanën II", ekspertët: Nxirrni banorët nga shtëpitë e dëmtuara!

Që të mos përsëritet tragjedia e Thumanës, banesat  e dëmtuara nga tërmeti i të dielës mbrëma (15 janar) duhet ti nënshtrohen kontrollit nga ekspertët.

Inxhinieri, Luan Myrtaj, i bënë thirrje strukturave të emergjencës të nxjerrin nga shtëpitë banorët e Klosit dhe të Durrësit që u prekën nga lëkundjet e 15 janarit derisa të bëhet riparimi dhe vlerësimi i tyre.

"Emergjencat Civile, shteti duhet të marrë masa që atyre banorëve tu sigurohet mbase një banesë e përkohshme. Duhen marrë masa se kemi eksperiencën e Thumanës. E bëmë gjumin rehat dhe ikën jetë njerëzish."

Thellësia jo shumë e madhe e tërmetit bëri që goditja të ishte pranë epiqendrës e jo në ndërtesat e larta.

"Nëse është i cekët, dëmi më i madh është pranë epiqendrës pasi nuk ka mundësi rrezatimi vale në distanca të larta.Nëse është tërmet i thellë ndikon në ndërtesa të larta."

Luan Myrtaj thotë se nuk ka vend për panik por askush nuk duhet të neglizhojë marrjen e masave paraprake.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.