Vlorë, përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 16 Janar 2023, 19:48
Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë.
Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.
Shqipëria nuk gjen qetësi, goditet sërish nga lëkundje toke
16 Janar, 19:44
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Janë tre automjete dhe 10 forca zjarrfikëse në aksion për shuarjen e flakëve.
Deri tani është djegur një sipërfaqe me shkurre. Situata është drejt vënies nën kontroll. Ndihmë pritet të japin dhe reshjet e shiut që kanë nisur.




