Veç Abetares edhe TIK, një kastor për t’u mësuar klasave të para teknologjinë

Gjuha e kodimit është futur për herë të parë në kurrikulën e nxënësve të klasave të para. Mësuesit thonë se kjo është pritur mirë nga prindërit dhe fëmijët dhe këta të fundit janë thuajse të mësuar me teknologjinë.

Veç gjuhës shqipe, nxënësit e klasës së parë do të mësojnë dhe gjuhën e kodimit.

Ne 100 shkolla në të gjithe vendin janë hapur smart labe-et, të cilat u japin mundësi nxënësve të mësojnë lëndën e teknologjisë dhe informacionit.

Veç shkrimit të fjalëve të para, ora mësimore eshte e organizuar me lojëra, ku personazhi kryesor është kastori.

"E bëjnë kastorin të bëjë udhëzime të ndryshme".

Mesuesja Alva Gjorga thotë se nxënësit janë përshtatur menjëherë, pasi janë të njohur mjaftueshëm me teknologjinë.

"Dinë ta përdorin, duket se e kanë përdorur dhe në shtëpitë e tyre."

Drejtoresha e shkollës "Jeronim De Rada", Entela Alushi, thotë se si nxënësit edhe prindërit e kanë pritur shumë mirë këtë ndryshim të kurrikulës.

Me rëndësi është që veç kodimit, nxënësve t'u mësohet edhe si të mbrohen nga rreziku që sjell interneti dhe teknologjia.

"Punohet në mënyrë intensive për të shmangur sa më shumë rrezikun që vjen nga përdorimi i teknologjisë nga fëmijët e  moshave të vogla."

Vitin e ardhshëm kurrikula do të ndryshojë edhe për klasat e dyta, deri sa i gjithe cikli 9-vjeçar të zhvillojë lëndën e teknologjisë se informacionit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.