Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen shefi i komisariatit dhe shefi i rendit të Devollit

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.

Burime konfirmojnë se dy drejtuesit akuzohen për "shpërdorim detyre".

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.