Përfundojnë pa sukses kërkimet e RENEA-s në Seman, vazhdon të mbet mister fati i 26-vjeçarit

Kanë përfunduar pa sukses kërkimet e palombarëve të RENEA-s në ujërat e lumit Seman edhe gjatë ditës së sotme.

Operacioni i kërkimit vijon prej dy ditësh, por ende asnjë shenjë e mjetit që dyshohet që ka renë në lumë, nuk duket.

Kërkimeve të sotme te palombarëve iu janë bashkuar edhe banorë të zonës të cilët njëherazi i kanë orientuar palombarët në pikat më të thella të lumit.

Ndërkohe fati i 26-vjeçarit Mateo Lika vijon të mbetet mister teksa sipas burimeve policore në bazë të provave, mundësia se i riu mund të jetë larguar nga vendngjarja menjëherë pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës.

Kërkimet do te vijojnë përgjatë rrjedhës së lumit pasi dyshimet më të mëdha janë se mjeti mund të këtë rënë në lumë.