Karaiskaj: Ky Big Brother ka sjellë shumë agresivitet këtë vit, prandaj ka pasur më shumë interes
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dasara Karaiskaj, gazetare u shpreh se spektakle si Big Brother ka sjellë shumë agresivitet këtë vit.
Ajo tha se vendi ynë ka shumë probleme me të mos qeniet i drejtpërdrejtë dhe kur i vë këta personazhe që të jenë të sinqertë e çudit popullin tonë.
Karaiskaj: Ky spektakël ka sjellë shumë agresivitet. Interesi është bërë më i madh sepse brenda ka VIP-a. Agresiviteti, duke pasur parasysh se janë personazhe publike, edhe pse sot bëhesh i famshëm shumë shpejt në rrjetet sociale. Këtë vit ka pasur më shumë interes.
Vendi ynë ka shumë probleme me të mos qeniet i drejtpërdrejtë dhe kur i vë këta personazhe që të jenë të sinqertë e çudit popullin tonë. Ne në shoqëri dominohemi shumë nga hipokrizia, sidomos në televizion dhe në art, e sillen me kafshëri për të marrë një rol.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
