Sociologu Tushe: Jam dakord me formatin e Big Brother, eksperiment dhe testim i shoqërisë tonë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sociologu Gëzim Tushe u shpreh se Unë kam qenë dakord për formatin e Big Brother, sepse duhen bërë eksperimente të tilla sociale.
Ai tha se këto spektakle bëjnë një testim të nivelit të shoqërisë dhe se janë për lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës.
Tushe: Unë kam qenë dakord për këtë format, sepse duhen bërë eksperimente të tilla sociale, edhe pse nuk mund të themi që është një eksperimenti shkëlqyer. Këto spektakle bëjnë një testim të nivelit të shoqërisë. Unë këtu mund të them se çfarë është mes së lejuarës dhe të palejuarës.
Një nga synimet e këtyre eksperimenteve është për ta lëvizur kufirin mes të lejuarës dhe të palejuarës në shoqëri. Shoqëria jonë është shumë konfuze kur përplasen idetë liberale dhe konservatore, tranzicioni në vendin tonë është i gjatë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
