KLSH si Qendër Tregtare, Demalia denoncon nepotizimin: Kam 50 emra me familjarë e dashnore zyrtarësh por edhe gazetarë
Publicisti, Ilir Demalia, denoncon punësimet nepotike në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në një intervistë për Ora News me gazetarin, Arnold Kariqi, Demalia ndau një pjesë të listës prej 50 emrash me familjarë të zyrtarëve apo dhe gazetarë, të cilat tha se marrin rroga në KLSH pa u paraqitur në punë fare.
Demalia: Kontrolli i Lartë i Shtetit, i kam emrat këtu, janë 50 veta që punojnë për KLSH, familjarë të zyrtarëve të lartë apo dashnore dhe gazetarë. Amanda Patozi, gruaja e Astrit Patozit, Besnik Bare, Irida Zhegu, Henrik Mehmeti, Xhovalin Preçi. Bëjnë rolin e gazetarit për të nxjerrë në pah çfarë ndodh me administratën, këtej marrin rrogë në administratë. Ku? Në një institucionin që duhet të bëjë kontrollin e shtetit, auditimin e institucioeve të shtetit, është e kompromentuar vetë. Qendër Tregtare, nuk shkojnë as në punë vetëm u jepet rroga.U jepet rroga për të bërë qokën. Një lloj nepotizmi familjar, shoqëror që nuk ndodh askund në botë. Shteti funksionon si një bandë që bën qoka kudo për tu shërbyer, si mafiozë. Por nuk flet njeri.
Një koment e ka edhe lidhur me faktin se KLSH heziton të denoncojë shkeljet e konstatuara në auditime.
Demalia: Nëse unë zbuloj një krim dhe nuk e nxjerr në pah dhe e mbuloj, e para je në bashkëpunim me krimin që është anëtar i qeverisë dhe e dyta vë dhe gjobën. Këtë e them në mënyrë hipotetike se nuk kam fakte. Këta marrin detyrën dhe nuk e dinë pse e marrin, e marrin për ti shërbyer pushtetit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
