Reshjet pritet të rikthejnë përmbytjet, ja qarqet që rrezikohen

Gjatë pasdites së sotme (e hënë, 16 janar) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, 17 janar) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit.

Sipas IGJEO, në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës.

Reshjet pritet të rikthejnë përmbytjet, ja qarqet që