Psikologia: Përzgjedhja e njerëzve në BBV nuk përfaqëson gjithë shoqërinë tonë, janë në presion

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Aleksandra Puçi, psikologe u shpreh se përzgjedhja e njerëzve në Big Brother nuk përfaqëson gjithë shoqërinë tonë.

Ajo tha se në realitet të gjitha sjelljet që janë brenda asaj shtëpie janë edhe në shoqërinë tonë, vetëm se në atë shtëpi ata persona janë nën presion, ndërsa jashtë njeriu lejon t’i thyej rregullat.

Puçi: Përzgjedhja e njerëzve aty nuk përfaqëson gjithë shoqërinë tonë. Në realitet të gjitha sjelljet që janë brenda asaj shtëpie janë edhe në shoqërinë tonë, vetëm se në atë shtëpi ata persona janë nën presion, ndërsa jashtë njeriu lejon t’i thyej rregullat.

Kjo bën që të dalin në pah karaktere dhe sjelle që nuk cilësohen si të pranueshme. Ne kemi parë që vitet e fundit shëndeti mendor është një problem mbarëbotëror. Kemi gjëra që duam t’i nxjerrim në pah dhe gjëra që duam t’i fshehim. Kemi trauma të ndryshme brenda nesh.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.