”PS ka abuzuar, 5 bashki kanë falimentuar”, Braimllari: Të bashkohemi më 14 maj për të realizuar një fitore historike
Nënkryetari i PL-së Endrit Braimllari në një intervitë për Ora News tha se “14 maji është një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe të gjitha përpjekjet tona janë për ta kthyer atë në një fitore të demokracisë”.
Sipas tij “PS ka abuzuar me menaxhimin e pushtetit vendor” ku “5 bashki janë të falimentuara” por ajo që do të bëjë opozita është realizimi i “një fitore historike në 3 bashkitë kryesore të vendit Elbasan, Durrës dhe Tiranë” si dhe fitore më të gjerë.
Endrit Braimllari: Është bërë e qartë nga PL që 14 maji është një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe të gjitha përpjekjet tona janë për ta kthyer atë në një fitore të demokracisë. 99 për qind e vendit drejtohet nga PS që ka abuzuar me menaxhimin e pushtetit vendor në vend. Në pushtetin vendor 5 bashki janë të falimentuara. Të gjithë ne biem dakord për keqqeverisjes. Ajo që gjykoj të rëndësishme është që të bashkohemi për të realizuar një fitore historike në 3 bashkitë kryesore të vendit Elbasan, Durrës dhe Tiranë ku kandidaturat janë kandidatura të forta që përfaqësojnë interes të gjer. Jemi në komunikim të përditshëm me qytetarë për të realizuar atë që synojmë më 14 maj.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
