Rama telefonon Zelenskyn, e njofton për hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit në twitter.

"Duke uruar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, Rama vuri në dukje hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev" thotë Zelensky.

Presidenti ukrainas those se diskutuan dhe për situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë për Ukrainën dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes.