Neza: Nëse shkohet në zgjedhje me një PD në mëdyshje, nuk do ishin të lira, përjashtimet jo kolegjiale

Në një intervistë në RTV Ora, analisti Sami Neza u shpreh se vetë kreu i KQZ-së tha se do të shqyrtojë situatën dhe statusin e PD-së.

Ai tha se nëse shkohet në këto zgjedhje me një mëdyshje të mëdha në lidhje me PD-në ka shumë mundësi që nuk do të kemi zgjedhje të lira.

Neza: Vetë kreu i KQZ-së tha se do të shqyrtojë situatën dhe statusin e PD-së. Duhet që KQZ-ja të komunikonte dhe të kombinohej me gjykatën e Tiranës. Nëse shkohet në këto zgjedhje me një mëdyshje të mëdha në lidhje me PD-në ka shumë mundësi që nuk do të kemi zgjedhje të lira. Berisha ka folur për një revolucion, që nuk e kemi parë, por ama kemi parë një rizgjim të opozitës. Çfarë do të thotë ajo që nuk njihet Berisha sepse është shpallur non grata. Një gjë e tillë nuk është shkruar askund në ligj dhe në rregulloren e Kuvendit dhe nuk mund pengohet pasi është votuar.

Alibeaj është bazuar në një vendim që ka marrë kryesia e partisë, por që nuk është ratifikuar nga këshilli kombëtar i partisë. S’ka pasur një vendim kolegjial sepse e kanë thënë vetë deputetët, nuk e kanë diskutuar si vendim. Ky është një vendim që ka ardhur nga Alibeaj vetëm. Ka akuza ndaj Alibeajt se merr urdhra nga ram, por unë s’kam urdhra për këtë gjë. Unë mendoj se çdo veprim që ndërmerr për të ruajtur përçarjen në PD, të gjitha këto veprime çojnë në shërbim të qeverisë së Ramës.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.