Lobing në Davos, Rama kërkon ndihmë për "Komitetin Politik Europian"
Samiti i Davosit do të mbledhë në 17 janar lider të shteteve të ndryshme, përfaqësues të lartë të biznesit dhe diplomatë, ku do të diskutohet jo vetëm zhvillimi ekonomik, por edhe më tej.
Deri më tani mësohet se axhendën kryesore të diskutimeve do ta zërë kriza energjetike e shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, por nuk do të mbeten pas rreziqet kibernetike apo ndotja dhe mbrojtja e klimës.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, e po ashtu dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Kreu i qeverisë shqiptare parashikohet të flasë të martën ku temë pritet të jetë siguria kibernetike dhe masat për mbrojtjen e hapësirës virtual.
Më tej gjatë Samitit pritet që si Rama dhe Vuçiç të flasin mbi bashkëpunimin me Bashkimin Evropian e më konkretisht për Komitetin Politik si një propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron.
Janë 2700 personalitete mes 130 vendeve të botës do të mblidhen në Davos të Zvicrës një samit i përvitshëm ku theksohet bashkëpunimi, por edhe krijohen mundësi për projekte të reja.
Diskutimet do të ndiqen javën e ardhshme edhe nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.
