Revolucion i dytë! Berisha thirrje demokratëve në Durrës: Jemi misionarë, i hyjmë detit në këmbë!

Sali Berisha u beri thirrje demokratëve të bëhen gati për një revolucion të dytë për të përmbysur Edi Ramën. Në 32 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Durres , ai u paraqiti demokratëve , Igli Carën si kandidatin më potencial për të fituar këtë qytet pas 22 vitesh humbje në fushatat përballë socialistëve.

I thirri sërish për revolucion. Nga Durrësi, në përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet, Sali Berisha tha se Shqipëria sot ndodhet në një monizëm më të fuqishëm se ai para 3 dekadave.

“Jemi 32 vite larg, jemi në një monizëm më të fuqishëm se sa monizmi i '91-shit. Jemi në një revolucion të dytë ku mbi gjithçka kemi liritë dhe idealet tona. Jemi në një mision dhe si misionarë ne jemi të pamposhtur. Të vetmit që i hynë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët. Dhe ne të tillë jemi," tha Berisha.

Renditi skandalet më të fundit të qeverisë dhe tha se Edi Rama është autor i genocidit ndaj shqiptarëve.

"Mos vidh që zyryarët e tu të mbushin dyshekët, frigoriferat dhe tubat e aspirimit me taksat e qytetarëve. Mos vidh që ti të ndërtosh parajsën në Surrel dhe të tjerët ti përzesh nga vendi," tha ai.

Berisha tha se të gjithë ata që po përpiqen të coptojnë Partine Demokratike kanë destinacion humbjen.

"Ti lëmë ata që s'duhen, që kanë veten në shërbim të Edi Ramës, të shkelmojnë mbi vten e tyre. Zgjidhje fatale," tha Berisha.

Demokratët në Durres kanë mbi 20 vite që humasin betejën me socialsitët. Igli Cara sipas Berishës do të përmbysë historinë.

"Krenari dhe kënaqësi që ata janë kandidatët tuaj," tha ai.