31 vjet PD në Durrës, Berisha: Jemi në monizëm si atëherë, më i fuqishëm sot nga vjedhjet
Në 31 vjetorit e themelimit të degës së PD-së në Durrës, kreu i saj Sali Berisha duke risjellë në vëmnendjen situatën gjeopolitike, ekonomike dhe sociale në vitet '90 e krahasoi me situatën sot.
Sipas Berishës edhe sot vendi gjendet në një monizëm, madje më të fuqishëm se atëherë.
"Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë. Megjithatë sot përsëris ne jemi nën një monizëm më të fuqishëm sesa monizmi i '91.
Sot jemi në një monizëm që ushtron mbi qytetarët të gjitha llojet e dhunës përfshirë dhe dhunën e teknologjive më moderne. Jemi në një monizëm që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. Nqs në '91 shqiptarët u dyndën sepse ngriheshin dhe erreshin me dhimbjet e urisë dhe mjerimi, kjo nuk është e vërtetë sot.
Nuk është ajo situatë, por sot janë më shpresëvrarë pasi e drejta, ligji për ta nuk ekzistojnë në vendin e tyre. Pasuritë publike janë një mallkim për ta. Fondet dhe taksat e tyre vetëm vidhen," tha ai.
