Vasili: Kryeministër karagjoz. Marka prestigjioze pohoi se çanta nuk ishte prodhuar prej tyre

Lajmi për çantën Louis Vuitton me flamurin shqiptar mori vëmendjen e opinionit publik. Por çudia zgjati pak, pasi ishte vetë kompania që e përgënjeshtroi këtë.

Nisur nga kjo, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar.

Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se kryeministri gënjeu sërish për Lousi Vuitton duke e cilësuar si një njeri të paturp.

"Rama genjeu prap edhe per Louis Vuitton, medet cfare karagjoz kryeminister. Or po ky Rama eshte i paturp i lindur! Sa filloi viti i 2023 dhe genjeu per çantat me flamur shqiptar, qe gjoja ishin te Louis Vuitton! Louis Vuitton pergenjeshtroi mufkën e karagjozit Rama duke pohuar se nuk jane çanta te prodhuara prej tyre.

Rama eshte po i njejti karagjoz, qe ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin. Rama eshte po i njejti karagjoz qe genjeu e tha Zvicra kishte vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!

Rama eshte po i njejti karagjoz qe tha se Alabari po nderton ne Kroaci kur kishte dy vjet qe e kishin perzene pa filluar fare! Medet Shqiperi çfare karagjozi shkollepak ke qe genjen qe sa zgjohet edhe deri sa fle", deklaron Vasili.