Neza: Rama ka përgjegjësi për administratën e tij, i ka zgjedhur vetë dhe u kërkon llogari

Në një intervistë në RTV Ora, analisti Sami Neza u shpreh se vendosja që i bën Rama vetes si i barazlarguar nga administrata që e krijuar vetë, është një ikje nga përgjegjësia.

Ai tha se nëse ka korrupsion kjo do të thotë se gjërat nuk po ecin mirë dhe se kryeministri nuk mund të bëjë inertin në këtë histori.

Ai shtoi se pushtetet janë të ndara dhe nuk ka ndodhur që një gjykatë të përzihet aq shumë sa të bllokojë aktivitetin e një partie, lidhur me logon she statusin e PD-së.

Neza: Vendosja që i bën Rama vetes si i barazlarguar nga administrata që e krijuar vetë, është një ikje nga përgjegjësia. Ai nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie, pasi është kryeministri i kësaj administrate, pasi ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e tyre dhe kërkesën e llogarisë. Nëse ka korrupsion kjo do të thotë se gjërat nuk po ecin mirë. Kryeministri nuk mund të bëjë inertin në këtë histori. Çdo kryeministër ka një kovalencë me administratën dhe ekipin e tij. Kemi rastin e kryeministrit britanik që dha dorëheqjen për një probleme në sjellje.

Pushtetet janë të ndara dhe nuk ka ndodhur që një gjykatë të përzihet aq shumë sa të bllokojë aktivitetin e një partie. Ka një vendim të shkallës që parë që ka njohur kongresin e Foltores në vitin 2021 dhe ai vendim nuk funksionon për shkak se drejtuesit e gjykatës së Tiranës refuzojnë që ta regjistrojnë këtë vendim, duke bërë që PD-ja të ketë stemat, kryetarin dhe selinë e vet, si dhe forumet e veta. E vetmja logjikë në këtë rast është se gjykata po i shërben qeverisë, pasi jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Nëse PD fute më dysh, pra paraqitet me një minus në zgjedhje dhe mund të sabotohet aktiviteti i PD-së në këto zgjedhje.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.