"Embargo e naftës ruse", Abazoviç mohon akuzat për Shqipërinë e Malin e Zi

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç i ka cilësuar fake news, lajmet e mediave malazeze të cilat akuzuan Shqipërinë dhe Malin e Zi se kanë thyer embargon e naftës ndaj Rusisë. Ai foli dhe për “Open Balkan” që sipas tij është një mënyrë e mirë dialogu.

Pretendimet për shkeljen e embargos së naftës ruse nga Shqipëria dhe Mali i Zi përmes portit të Durrësit, janë cilësuar si Fake News nga Kryeministri Dritan Abazoviç.

Sipas kryeministrit malezez, vendi i tij ka qenë ndër të parët që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe është vendosur përkrah  Ukrainës.

"Apsolutisht nuk është e vërtetë, ne ato gjëra nuk mundemi ti ndalojmë. Fake News nuk e ndalim dot.

Mali i Zi e ka 100 të plotësuar politikën e jashtme me politikën e BE-së. Çdo sanskion që është vendosur ndaj Rusisë në Bruksel i është vendosur dhe në Podgoricë. Mali i Zi është një prej 3 shteteve europiane që ka nënshkruar një deklaratë speciale me presidentin Zelensky," tha ai.

Abazoviç u pyet edhe për Ballkanin e Hapur dhe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës ku tha se krijimi i vetë Open Balkan është bërë në mënyrë për promovimin e dialogut.

"Ideja e Ballkanit të Hapuir është që të ulen në tryezë. Por nëse mundemi ne të kemi iniciativë pa gjermanë e francezë të cilëve u jam mirënjohës se na ndihmiojnë që të jemi bashkë, ajo është një gjë e mirë. Nëse s'duam pastaj…" tha ai.

Deklaratrat kreu i qeverisë së Malit të Zi i bëri gjatë qëndrimit në Tiranë.