Humbi në Primare/ Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD
Ish-kandidati për Primaret për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti është zgjedhur drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike.
Procesi për ngritjen e Departamentit të Shëndetësisë u zhvillua mbrëmë dhe në krye të tij u zgjodh me votë unanime Ilir Alimehmeti.
Deklarata e plotë
Mjeku Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokraktike
Partia Demokratike është duke vijuar proçesin e zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve.
Mbrëmë u përmbyll procesi i ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.
Në krye të tij u zgjodh me votë unanime z. Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.
Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë.
PD uron suksese z. Alimehmeti dhe antarëve të Departamentit ne detyrën e tyre të rëndësishme!