Andoni: Ideologjia ka humbur, PS më e djathtë se PD-ja
Tha Ben Andoni në Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se ideologjia ka humbur në partitë në vendin tonë.
Madje ai shprehet se "PS është më e djathtë se PD".
Ajo që presin ata që janë në krye të PD-së sipas Andonit është se "presin të ardhmen të shohin nëse do të kenë karrigen në PD apo jo".
Ben Andoni: 8 janari është një njollë që do ti rëndojë gjithmonë PD-së, të dy palëve. Një vit më vonë në vend u mohua dhe përdorimi i forcës që u bë nga jashtë, nga mbështetësit e zotit berisha. Një parti që pret drejtësinë të vendosi atë mendoj se e ka shumë problem të administrojë jetën e shqiptarëve. Tek pjesa e Alibeaj apo e individëve që duan të jenë në mes nuk më pëlqen që në momentin më të vështirë të PD nuk gjetën një momentum të tregojnë pozicionin e tyre të fortë. Të gjithë presin të ardhmen të shohin nëse do të kenë karrigen në PD apo jo.
Ideologjia ka humbur te PS jashtë zakonisht, madje PS është më e djathtë se PD. Ju e keni parë se çfarë kanë bërë ata me privatizimet, me PPP-të. Këtë e shikoni dhe në artikulimet e PD-së që artikulojnë si të majtë. Shikoni luhatjet e mëdha te PD. Këtu më shumë mbrojnë idetë e kryetarëve që janë pazare tek e fundit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
