Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, Çollaku: Autoriteti i Dosjeve të verifikojë deputetët e Kuvendit

Deputeti i Partisë Dwmokratike, Kreshnik Çollaku bën me dije se i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar nga periudha e vitit 1992 deri në 2023-in, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë,nëse dhe kush ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë periudhës komuniste.

“Kam vendosur t'i drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, me kërkesë zyrtare për të verifikuar e për të më vënë në dispozicion, nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse e kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit’, shprehet ai.