Manja flet për arritje gjatë 2022-it/ Nga harta e re gjyqësore te vakancat, ja cilat ishin "sukseset" sipas tij

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se arritjet dhe sukseset e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme ka lehtësuar punën për këtë vit. Pra objektiv mbeten vijimi i punës së nisur në vitin që lamë pas thekson Manja.

“Miratimi i hartës së re gjyqësorë ka qenë një meritë e jonë. Për 2023 referuar VKM,  objektiv mbetet zbatimi i saj. 2. Shtyrja e mandateve të organit të vettingut, do jetë që do mbyllet në 2024 dhe paralelisht, sfida mbetet plotësimi i vakancave për shkak të largimit të prokuroreve dhe gjykatësve. Për 2022, ky nr u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin nga magjistratura. 3. Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Një masë të tjetër është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave.”- tha Manja.

Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave.

Ai tha se edhe gjatë këtij viti ko ndihmë do jetë e pranishme por do hapen sportele të reja edhe në godinat e gjykatave të shkallës së parë që do mbyllen pas hartës së re gjyqësore në mënyrë që të asistohen falas.

“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.