"43 vrasje me dashje në 2022" Çuçi tregon shifrat entuziast: Edhe në kohën e qoftëlargut ka pasur më shumë vrasje sesa këtë vit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një konferencë për medien bëri një bilanc për vitin 2022.

E quajti vit të suksesshëm për shkak të statistikave që i krahasoi me shifrat e 1o viteve më parë, 2013 kur socialistët morën qeverisjen.

Në 2022 kemi pasur

43 vrasje me dashje

49 viktima

11 vjedhje me armë

1065 aksidente rrugore

 “Të paktën në këto vite tranzicioni, qoftë dhe në vite gjatë kohës së qoftëlargut ka pasur më shumë vrasje me dashje sesa këtë vit. Me kompetencë ju them se viti 2022 ka qenë viti me më pak vrasje me dashje në Shqipëri 43. Në kohën që morëm qeverisjen, 2013 janë 107 vrasje me dashje” tha Çuçi.

Viktima të vrasjeve me dashje. Në 2022 ishin 49 viktima, në krahasim me 124 kur morëm qeverisjen

11 Vjedhje me armë, 96 ishin në 2013.

Sa i takon aksidenteve rrugore.

“Tre herë më pak në raport me numrin e mjeteve në qarkullim. Kemi 758 mijë mjete në qarkullim sot. 2057 aksidente rrugore ishin në 2013”

Asete të konfiskuara sipas ligjit Antimafia: 747 mijë euro në 2013,  me mbi 23.8 mln euro në 2022.