"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në Durrës zënë vend mbeturinat e papastërtitë

7.1 milionë dollarë janë dhënë deri më tani për projektin e Velierës, në qytetin e Durrësit. Por pavarësisht shumës në kantierin atje, kanë zënë vend mbeturinat e papastërtitë. Këmbët e instalacionit janë ndryshkur, ndërsa qytetarë e aktivistë vijojnë ta kundërshtojnë atë projekt që sipas tyre i ka dhënë një goditje të madhe trashëgimisë kulturore.

Pavarësisht se ka gllabëruar miliona euro nga taksat e qytetarëve, projekti i Velierës në Durrës jo vetëm që nuk është gati të pëfundojë, por në zonën ku është ndërtuar janë grumbulluar mbetje.

Këmbët e instalacionit janë futur në gropa uji, dhe ndryshku ka zënë vend.
Hekurat janë amortizuar, ndërsa disa punime të tjera prej betoni janë thyer.
Për qytetarët dhe aktivistët durraskë, projekti është një dëm i jashtëzakonshëm për qytetin.

“Përveç se është një shpenzim marramendës, që nuk nxjer asnjë qëndarkë fitim për qytetin, përveç se është një monstër e neveritshme që ka prishur gjithçka që i takon lashtësisë, historisë, arkiologjisë është një katastrof ekologjike, një sasi aq e madhe për qytetrin, pa dyshim që është kancerogjene,” tha qytetarja.

Fillimisht në vitin 2016 projekti u prezantua nga ish-kreu i bashkisë, Vangjush Dako, dhe u tha se do të kushtonte 4 milionë dollarë, të financuara një pjesë nga Bashkia dhe një pjesë nga qeveria.

Në vitin 2020, veç shifrës 4 milionë dollarë, u shtua edhe një fond prej 85 milionë lekësh, dhe në vitin 2021 u shtua edhe një fond tjetër prej 248 milionë lekësh, duke bërë që për projektin të shtoheshin në total 3.1 milionë dollar nga vlera fillestare.

"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në

"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në

"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në

"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në

"Ndryshket Veliera", në kantierin miliona dollarësh në