Librazhd, makina humb kontrollin te "Ura e Murrashit" dhe përfundon në Shkumbin

Një aksident i rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një autoveturë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit.

Ngjarja në fjalë ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Automjeti ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe favorizuar nga moti i keq.

Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.

Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital.

Librazhd, makina humb kontrollin te "Ura e Murrashit" dhe
Makina e aksidentuar brenda në lumin 'Shkumbin'