Ikja e mjekëve nga Shqipëria, qeveria "pranon" dështimin, Manastirliu: Është një problem që kërkon punë në disa drejtime
Ministria e Shëndetësisë pranon largimin e mjekve nga Shqipëria, por e konsideron atë si një fenomon global. Në konferencën vjetore me gazetarët, Manastirliu sqaroi se autonomia spitalore do të riktheje tarifat për pacientët që shmangin sitemin e referimit te mjeku i familjes. Për shërbimin social, drejtuesja e shëndetësisë deklaroi se dosjet në pritje do të marrin zgjidhje gjatë 2023.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka pranuar lagimin masiv te mjekëve dhe infermierëve shqiptare nga vendi.
Situatën e përgjithësoi, duke thënë se kjo po ndodh edhe në shtetet e Europës.Si zgjidhje përmendi vetem punësimin e mbi 300 mjekëve në sistemin shëndetësor, por nuk dha shifra se sa është numri i vendeve vakant.
“Lëvizja e lirë e mjekëve është fenomen i izoluar, por që ka prekur vende të rajonit , europiane dhe deri edhe në vende si MB. Sigurisht ajo që dua të them është që gjatë 2022, 335 mjek janë punësuar në sistemin tonë shëndetësorë. Vetëm 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar, mbi 900 infermierë të punësuar.
Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme, nuk ka zgjidhje të shpejta as zgjidhje magjike, është një punë e përditshme në shumë drejtime. Në drejtim të fuqizimit të burimeve njerëzore, përmirësimin e kushteve të punës, hapjen e specializimeve të përvitshme.
Ky vit do të ketë edhe programe të mbështetjes specifike për mjekër, për të tërhequr mjekët të cilët duan të kthehen në vend, dhe interesi jonë është të kthehen sa më shumë mjekë sepse vijnë dhe të trajnuar, dhe sigurisht të mbajmë mjekët që kemi këtu. Është një punë dhe betejë e përditshme, sepse janë masa që merren sipas planit që kemi ne, por që çdo ditë kërkon punë”, tha ajo.
Pritja e gjatë për komisionim apo rikomisionim vijon të jetë shqetësimi kryesor i qyetarëve që kanë nevojë për mbështetje sociale.
Për këtë Manastirliu tha se shtimi i grupeve të komisionve në disa Qendra Shëndetësore në vend pritet të japë zgjidhje.
"Duke filluar nga janari të gjitha komisionet janë në punë për të pasur më shumë lehtësi në kryerjen e komisionimeve."
Vërejtjeve për koncesionet në Ministrinë e Shëndetësië, Manastirliu ju përgjigj duke sqaruar se grupet e punës po i marrin në shqyrtim.
Projekti për autonominë spitalore pritet të kthejë tarifat për marrjen e shërbimeve në QSUT, vetëm për ato raste kur shmanget sistemi i referimit të mjekut.
"I jep spitalit një autonomi më të madhe në raport me vendosjen e tarifave për ata të cilët janë jashtë sistemit të referimit."
E pyetur për mungesat e materialeve mjekësore në QSUT, Ogerta Manastirliu deklaroi se puna nuk është ndërprerë në asnjë moment.
