Havier Dobi u gjobit nga Rrugorja katër ditë para se të vidhte banesën e Alda Klosit

Havier Dobi, i cili bashkë me të ëmën Rozeta Dobi janë mbyllur në qeli me akuzën e vjedhjes, ishte ndaluar dhe gjobitur nga Policia Rrugore katër ditë para se të kryenin vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit.

Rrugorja e ka gjobitur me 55 mijë lekë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, xhama të errët dhe mosvendosjen e targës në vendin e përcaktuar.

Makina me të cilin po qarkullonte është Mercedes Benz, një nga dy jmjetet e kësaj marke, të cilat ai dyshohet se i kishte blerë me paratë e vjedhura me të ëmën në shtëpinë e Klosit.

Gjykata e Tiranës la në burg 49-vjeçaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi të akuzuar për vjedhjen e banesave ku punonin si pastrues në Tiranë.

Dy të pandehurit nuk flonën para gjykatës, ndërsa zbulimi i 500 mijë eurove në shtëpinë e tyre është bërë shkak për nisjen e hetimeve pasurore mbi burimin e kësaj shume.

Në një letër drejtuar babait dhe të dashurës, 25-vjeçari duket se akuzon nënën e tij se e ka implikuar në këtë aktivitet.

Havier Dobi u gjobit nga Rrugorja katër ditë para se të vidhte

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.