Rriten tarifat e tregut në Lezhë, tregtarët kundër: E papërballueshme, jemi në prag falimentimi
Tregtarët në Lezhë që në fillim të këtij viti do të duhet të paguajnë më shumë për hapësirën e tyre në treg. Tarifat janë rritur me 150 lekë metri katrorë, ndërsa vlera totale ka shkuar në 800 lekë të reja për metër katrorë.
Duke nisur nga 1 janari i këtij viti tregtaret në Lezhë do të paguajnë më shumë për hapisren që shfrytëzojnë brenda tregut të lirë të qytetit.
Tarifa është rritur me 150 lek për meter katror, duke shkuar në 800 lekë nga 650 që ka qenë më parë.
Diçka e tillë kundërshtohet nga tregtaret, të cilët thonë se përballë rënies së fuqësië blerese tarifa është bërë e papërallueshme, duke i çuar drejt falimentimit.
"Nuk është e përballueshme, për shpirt unë e lë punën se nuk kam çfarë të bëj.
Nuk kanë kontakt fare me ne, nuk na pyet kush. Se si e bëjnë është punë e tyre. Kontraktori duhet të kontaktojë me neve. Jemi palë që e paguajmë.
Nuk është normale se nuk e përballojmë dot. Akoma s'kemi filluar.
Shikojeni vendin, s'ka asnjë. Kush do të blejë. Nuk ja blerës," thonë tregtartë.
Prej 5 vitesh tregu i lire i qytetit të Lezhës, funksionin si shoqëri private dhe rritja e tarifes lidhet me investimet që do bëhen nga privati në këtë treg bëjnë me dije përfaqësuesit e shoqërisë që menaxhojnë tregun.
"Rritja nga 150 lekë për m/2 është bërë në mënyrë që të investohet," tha Gazmend Lushaj përfaqësues i Shoqërisë Private të tregut Lezhë.
Pavarësisht këtyre pretendimeve të privatit, me pakatën fiskale të Bashkisë Lezhë për vitin 2023 janë rritur me 100 lekë taksat hapësirat publike në zonat me aktivitet më të larta tregtar dhe kjo është reflektuar tek tregtarët dhe nga shoqëria që menaxhon tregun e lirë të qytetit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
