Unazë flori me 3 gurë diamanti, çantë “Valentino” ja çfarë deklaroi drejtoresha e Ahmetaj për vjedhjen e banesës
Së bashku me mbi 500 mijë euro, nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur edhe unaza me diamante e floriri si dhe çantë e portofol të markës Valentine. Grabitjen e aksesorëve të shtrenjtë e ka denoncuar vetë ish shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj. Ndërsa sanitarja e akuzuar për grabitjen shprehet se të gjitha paratë i ka marrë në banesën e Klosit dhe e bëri pasi e urrente
Vjedhja në banesën Alda Klosit, ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur ai mbante postin e zëvendëskryeministrit, njëherësh këshilltare në kryeministri rezulton të ketë ndodhur më 15 dhjetor 2022.
Sipas dosjes hetimore, zyrtarja kallëzimin e ka bërë pasi familjarët kanë konstatuar se banesa ishte e hapur dhe e shkatërruar.
Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe).
Më tej Alda Klosi ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i'a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka patur një unazë floriri me medalionin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me E-moi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamanti.
Një çantë me ngjyrë blu dhe të bardhë e markës "Valentino" dhe një portofol me ngjyrë të bardhë të markës Valentino, të cilat ajo thotë se i janë vjedhur nga banesa.
Hetimi nxjerr në pah një detaj interesant dhe që ngre dyshime të forta.
Ndërsa zyrtarja ka denoncuar si të vjedhura vetëm 120 mijë euro krahas bizhuterive, e akuzuara Rozeta Rakipllari pranon në banesën e Alda Klosit ka marrë edhe shumën prej 404 mijë eurove, që po ashtu iu sekuestruan të fshehura në shtëpi.
Veprimin ajo shprehet se e ka bërë e nxitur nga urrejtja që kishte për punëdhënesen zyrtare.
Ditën e ngjarjes, gruaja thotë se i ka kërkuar djalit ta dërgonte në banesën e Alda Klosit, ku ka zbrazur kasafortën që ajo mbante në dhomën e gjumit.
I biri Havier Dobi, ka saktësuar se e gjitha ndodhi në 10 minuta.
E ema, thotë se u kthye me një çantë shkolle me vete, nga e cila pranë banesës së tyre nxorri dhe hodhi në koshin e mbetjeve një kasafortë.
I riu ndër të tjera shton se disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parash dhe i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e "Kosovarëve" tek banesa ku ajo punontë si sanitare.
Me një pjesë të parave Havier Dobi ka pranuar se kishte blerë dy makina.
Çfarë u sekuestrua
Deri në këtë fazë të hetimit nuk dihet me saktësi nëse të gjitha sendet e gjetura në banesë janë vjedhur ose jo tek shtëpia e Alda Klosit.
Lista prej 21 sendeve të llojeve të ndryshme është sekuestruar tashmë dhe pritet të kryhet një vlerësim mbi origjinalitetin e tyre dhe vlerën financiare:
1.Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prereje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro. 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;
2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);
3. Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (nejmijë) lekë;
4. Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;
5. Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;
6. Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj. Varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;
7. Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
8. Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;
9. Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;
10. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZWAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;
11. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZWAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme;
12. Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar "sister are connect heart to heart", një varëse ngjyrë silver(zinxhir);
13. Orë dore ngjyrë gold e markës “Maserati”;
14. Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin “Armitron”;
15. Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin “Adidas”;
17. Një xhup femrash ngjyrë në dukje pana me mbishkrimin në pjesën e “Canada”;
18. Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin “Valentino”;
19. Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin “Valentino”;
20. Tre automjete të markës “Benz-Mercedez”;
21. Tre aparate telefoni të markave të ndryshme.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
