“Adriatiku” u merr tokat banorëve në Seman, ka gllabëruar dhjetëra hektarë tokë

Erozioni detar në Seman të Fierit ka dëmtuar dhjetëra hektarë toka bujqësore. Banorët e fshatit Topojë kanë apeluar për ndërhyrje urgjente të institucioneve për të ngritur prita. Banorët shprehen se tokat e tyre janë të rrezikuara, dhe se kripëzimi i tyre i nxjerr ato jashtë funksionit.

Deti Adriatik po rrezikon banorët e fshatit Topojë në Seman!

Erozioni ka gllabëruar dhjetëra hektarë tokë në dekadat e fundit atje.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën ndaj apelojnë institucionet që të ndërhyjnë!

"Këto të bashksië të vënë dorën atje. Hedhin 2-3 makina gur dhe kaq. Kur kanë qenë bnkerat në atë kohë nuk hante kurrë tokë. Tani vjen e na futet brenda.

Shteti të ndërhyjë se unë s'kam fuqi. Ai të hedhë gurë," thonë banorët.

Kompanitë që ndërtuan gazësjellësin TAP sipas banorëve ndertuan dikur një prite 300 metra të gjatë, që dha efekte të menjëhershme në lirimin e tokave të tyre, por me ikjen e kompanisë u shemb edhe prita dhe situata u kthye në pikën zero.

"Po ti vesh prita se sa ishte ajo argjinatura e TAP-it mbajti detin. Gjynah se po prishen pishat.

E prishën pritën. Ajo e mbronte shumë," thonë ata.

Problematikën e pranon edhe Asqeri Ruko Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Bujqësore në Këshillin e Qarkut Fier.

"Këto vitet e fundit është vënë re që deti ka përparuar në drejtim të tokave bujqësore. Kemi dëmtime në zonën e Semanit dhe Rremasit ku deti ka avancuar 700-800 metra në brendësi të tokës," tha ai.

Erozoni është një ndër problematikat kryesore që përballen zonat oranë deteve, e lumenjëëve në vendin tonë, ndërsa ndërhyrjet serioze duket se janë larg vëmendjes.

“Adriatiku” u merr tokat banorëve në Seman, ka

“Adriatiku” u merr tokat banorëve në Seman, ka 

 “Adriatiku” u merr tokat banorëve në Seman, ka

“Adriatiku” u merr tokat banorëve në Seman, ka