Berisha nxjerr pamjet nga Kapshtica: Gjendje skandaloze! Radhë kilometrike, qeveria nuk duket
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2023, 11:02
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale pamjet që tregojnë radhën kilometrike të emigrantëve shqiptarë që kanë kaluar festat në vendlindje dhe presin në pikën e kalimit të Kapshticës, për t’u rikthyer në vendet e punës.
“Gjendje skandaloze, radhë kilometetrike në Kapshticë! Asnjë interes nga qeveritarët!”, shkruan Berisha krahas pamjeve që sjell.
Sipas informacioneve zyrtare, raportohet se për datën 08 janar, në Kapshticë kanë hyrë 1914 shtetas dhe kanë dalë 5874.
Ndërsa, në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 2941 dhe kanë dalë 1565 shtetas.