Djali bën me faj nënën pastruese për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove, letër babait: "Nuk do ia fal kurrë!"
“Nuk do ia fal kurrë mamit! Të lutem bëj gjithçka që të më nxjerrësh!” ky është mesazhi që Havier Dobi i ka dërguar të atit përmes një letre me shkrim dore.
Ora News ka siguruar letrën që Dobi i ka dërguar të atit ku i thotë se nuk ka qenë në dijeni për vjedhjet.
Deri tani janë mbi 500 mijë euro, lekë dhe sende me floriri të gjetura në banesën e Rozeta Dobit të cilat dyshohen se janë vjedhur në banesa ku ajo punonte si pastruese.
Ndërkohë që policia thotë se djali ka blerë dhe dy makina me paratë e vjedhura.
"Nuk e dua veten time më vjen të vras veten" vijon të shkruajë në letër.
Letra
"Babi im I dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruajtur e mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Të lutem. Jam bërë simos më keq. Nuk dua veten time më vjen të vras veten. Bëj çdo gjë. Nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë. Kurrë! Dhe motrës mos u bëj merak. Ju dua shumë . Do dal vetëm për ju."
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për nënë e bir.
Seanca gjyqësore zgjati 30 minuta. Nënë e bir nuk folën por ka folur avokati i cili ka treguar skemën e grabitjes.
Ndërkohë Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj në komisariatin nr 2 ka pretenduar se shuma që i është vjedhur në banesë në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë është vetëm 120 mijë euro dhe disa bizhu.
Ndërsa prokuroria ka përdetyrë të faktojë se kujt i përket shuma tjetër prej mbi 404 mijë euro, bizhutë dhe dollarët që janë gjetur në aspiratorin e banesës së Rozeta Dobit në zonën e Yzberishtit.
Si u ra në gjurmët e 404 mijë eurove
Nënë e bir kanë qenë duke folur me njëri tjetrin në ambientet e paraburgimit. Gjatë bisedës ata kanë treguar se policia kishte gjetur vetëm 120 mijë eurot dhe jo shumën tjetër të cilën e kishin fshehur mirë. Kjo ka sjellë dhe një rikontroll të banesës.
Ndërkohë janë bërë 3 denoncime brenda 24 orësh në komisariatin nr 2 në kryeqytet ku janë denoncuar vjedhje parashë e vjedhjes sendesh. Prandaj është ngritur një grup i posaçëm që do verifikojë denoncimet dhe punëdhënësit.
Banesa e Alda Klosit rezulton të jetë grabitur më 15 dhjetor 2022 ndërsa arrestimi i nënë e bir u bë më 7 janar 2023.
Hetimi per Alden
Alda Klosi Alias Çiko, pritet të verifikohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë. Gjithashtu do të verifikohet nëse shuma 500 mijë euro i përkiste këshimmtares së kryeministrit apo jo.

