Tre kallëzime të reja për vjedhje banesash për pastruesen brenda 24 orësh, Rozeta dhe djali i saj dalin në gjykatë

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e sotme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier dolën sot para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë

Ndërkohë Ora News mëson se komisariati nr.2 në Tiranë ka çuar informacion në prokurorinë e Tiranës për nisjen e hetimeve për "Pastrim të produkteve të vepres penale" lidhur me shumën e madhe të kapur në banesën e pastrueses Dobi.

Njëherësh në komisariat janë administruar për 24 orë dhe 3 kallëzime penale për pastruesen, ku personat raportojnë vjedhjen e banesave, raporton gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Nga ana tjetër policia po kontaktakton të gjithë pronarët e banesave ku punonte Dobi,me qëllim marrjen e informacioneve për shumat e mundshme që mund të jenë vjedhur në banesat e tyre.

Disa nga sendet me vlerë të gjetura në banesën e Dobit, janë identifikuar nga personat e thirur në polici dhe orat,unazat dhe byzylyket jane mare ne ruajtje prej tyre.

Më 7 janar i gjetën në banesë mbi 120 mijë euro, ndërsa dje u njoftua se gjatë rkontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për nënë e  bir.