Shi dhe rënie të temperaturave, reshje dëbore në zonat malore, Meteoalb: Janari sjell dimrin e vërtetë
Reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë të pranishme në ditët e para të kësaj jave, por dimri tipik pritet të nisë vetëm pas gjysmës së janarit.
Java nisi me shi dhe rënie të temperaturave, pas ditëve me diell në mes të dimrit.
Reshjet pritet të jenë intensive dhe mund të shkaktojnë përmbytje lokale.
Zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit mund të zbardhen nga dëbora.
"Reshjet herë pas here do të jenë edhe me intensitet të lartë e do të krijohet mundësia për përmbytje lokale në zonat e ultërsirës perëndimore. Edhe paraditja e ditës së martë do të jetë më vranësira, reshje në sasi më të pakët, ndërsa dëbora do të zbresë në lartësi 900m mbi nivelin e detit," tha meteologu.
Çadrën duhet ta mbajmë me vete deri në mesjavë.
Meteoalb sqaron se shiu do të ndalojë nga e mërkura.
"Nga e mërkura e në vijim do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm, kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Do të ketë rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumi të zbresin në 14 gradë celcius, ndërsa minimalet do të jenë në negative : 0 deri në -1 gradë celcius në zonat malore. Nga e mërkura e në vijim do të kemi akoma rënie të temperaturave," tha ai.
Gjysma e dytë e janarit pritet sjell dimrin tipik në vend, thotë Hakil Osmani.
"Pjesa e dytë e janarit pritet ntë sjellë dimrin tipik në territorin shqiptar me temperatura mjaft të ulëta në -4, -5 gradë celcius në zonat malore ndërsa maksimumet do të jenë 13-14 gradë celcius. Java e fundit pritet të sjellë sërish reshjet e shiut," tha ai.
Meteorologët thonë se muaji janar ka regjistruar temperatura aspak të zakonshme për dimrin duke shënuar vlerë 1.5 gradë më shumë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.