Super-vjedhja, Spaho: Shefja i hiqte paratë për familjen, të kishin qenë Rama a Beni do t'i bënin rrush e kumbulla!
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, e ka krahasuar shefen e kabinetit të Arben Ahmetaj, së cilës iu vodhën qindramijëra euro të thata në shtëpi nga pastruesja, me eurodeputeten socialiste greke, Eva Kaili, të arrestuar në skandalin “Qatar Gate”.
Nëpërmjet ironisë, Spaho shkon dhe më tej, teksa thekson se çfarë do të kishim dëgjuar tashmë nëse pastruesja e banesës së Alda Klosit, do kishte vjedhur paratë e shefave të saj, Edi Ramës apo dhe Arben Ahmetajt.
“Ajo që kam vënë re është që gratë në pushtet, në dallim nga meshkujt, janë shumë familjare, pasurinë e përdorin vetëm për familjet e tyre. Kështu p.sh, nënkryetarja greke e Parlamentit Europian, Eva Kaili, paratë që fitonte ia linte babait.
Këshilltarja e Edit dhe shefja e kabinetit e Ahmetajt, paratë që fitonte i vinte menjanë për xhaxhanë. Të kishin qenë Edi ose Beni, kushedi me kë do t’i bënin rrush e kumbulla.”, shprehet deputeti demokrat Edmond Spaho.


