I dha lamtumirën Shqipërisë pas tre viteve, zbulon Sulçe: Reja do të jetë nesër në Tiranë me Silvinjon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2023, 21:48
Edi Reja nuk është më trajner i Kombëtares shqiptar dhe vendin e tij në krye të pankinës e ka marrë Silvinjo.
Moderatori Altin Sulçe ka zbuluar në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora se Reja do të jetë i pranishëm nesër në konferencë për shtyp së bashku me Silvinjon.
Në respekt për kontributin e dhënë këto 3 vite me Shqipërinë, është menduar kështu dhënia e lamtumirës për trajnerin italian.
“Po jap një lajm ekskluziv. Edi Reja nesër do jetë në Tiranë në konferencë për shtyp me Silvinjon dhe do japi lamtumirën. Është e konfirmuar”, tha Sulçe.

