Martinez i bekuar nga fati, merr drejtimin e një tjetër brezi të artë
Largohet Santos por tashmë Cristiano Ronaldo duhet t’i bëjë llogaritë me Roberto Mertinez. Federata e Portugalisë dhe ish-trajneri i Belgjikës kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të lidhur një kontratë bashkëpunimi.
Ish-trajneri i Wigan dhe Everton, 49-vjeçari që u largua pa shumë bujë nga Belgjika ku punoi për 6 vite, do të firmosë me iberikët në fillim të javës dhe pritet që ai ta drejtojë skuadrën në europian dhe botërorin e vitit 2026.
Në këtë mënyrë, spanjolli do të marrë drejtimin e një tjetër skuadre të takentuar pasi udhëhoqi brezin e artë të Belgjikës pa mundur të fitonte asgjë, përveç një vendi të tretë në Kupën e Botës 2018. Portugalia mban vendin e 9 në renditjen e FIFA-s ndërsa në Kupën e Botës 2022 u largua në fazën çerekfinale nga Maroku.
