Skandal në Portugali, Benfica akuzohet për trukim ndeshjesh

Klubi më i titulluar i Portugalisë, Benfica ka përfunduar në qëndër të një skandali që nëse vërtetohet edhe ligjërisht, mund të peshojë shumë në klubin nga Lisbona.

Presidenti Rui Costa dhe anëtarët e Këshillit Drejtues janë nën lupën e prokurorisë që ka zbuluar disa maile të dyshimtë ku flitet për ndeshje të falura.

Lajmin e konfirmon edhe vetë Benfica që shton se eshtë gati që të dorëzojë të gjithë dokumentacionin që do t'i kërkohet. Nuk dihet ende se deri në çfarë pike janë hetimet por kjo çështje mund të marrë përmasa më të mëdha gjatë javëve të ardhshme.