Barazimi në Monza, Inzaghi bën me faj arbitrin e ndeshjes

Simone Inzaghi është shumë i zhgënjyer për ndeshjen që Interi barazoi në transfertën e Monzas ku në minutat shtesë, Dummfries e shtyu topin në rrjetën e tij.

“Jemi shumë të nxehur. Pati një gabim shumë të rëndë nga arbitri. Vërshëlleu faull në një moment që dy lojtarë të Monzas u ngatërruan me njëri-tjetrin.

Gabim shumë i rëndë. E kam shumë të vështirë të flas për ndeshjen sepse pas 5 viteve me VAR është e shëmtuar të barazosh kështu. E dimë shumë mirë që jemi të penalizuar”.