Manchester City turpëron 4-0 Chelsean edhe me lojtarë pankine
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2023, 19:33
Në raundin e katërt të FA Cup kalon Manchester City i Pep Guardiolës që brenda 3 ditëve i shkakton humbjen e dytë Chelseat tashmë në krizë të plotë rezultatesh.
Mjaftuan 3 gola në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në "Etihad Stadium" që kampionët e Anglisë edhe pse me një skuadër të rinovuar nga trajneri, të bindin duke larguar nga kompeticioni Blutë e Londrës. Mahrez në minutën e 23 hapi serinë e golave.
Julian Alvarez shënoi me pas te dytin.
Fil Foden shtoi edhe të tretin pak minuta më vonë
