Florian Kamberi gjen golin në ndeshjen e parë me skuadrën angleze (VIDEO)

Nis me gol aventura angleze për sulmuesin e kombëtares, Florian Kamberi. Edhe pse është zhdukur nga radarët kuqezi prej shumë kohësh, shtatlarti mund të jetë një alternativë me vlerë për skuadrën që do të drejtohet nga Sylvinho.

Bomberi shqiptar shënoi që në ndeshjen e parë me fanellën e Huddersfield ku u transferua vetëm pak ditë më parë si lojtar i lirë. Në ndeshjen e FA Cup kundër Preston, Kamberi sigloi rrjetën e vetme të skuadrës së tij që u mund 3-1 nga Preston.

Kamberi u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 46 ndërsa pritet të marrë shumë minuta në Championship me fanellën e skuadrës së re.