Deri në vitin 2026 me Francën, Deschamps i mbyll derën Zidane-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2023, 12:35
Didier Deschamps dhe Franca nënshkruajnë kontratën e re deri në vitin 2026. Nuk arriti të mbrojte titullin kampion bote por për atë që Franca tregoi në Kupën e Botës, fedarata i jep besim edhe për 4 vite trajnerit aktual.
Me këtë kontratë, Deschamps do të luajë Euro 2024 dhe Kupën e Botës 2026. Në këtë mënyrë, shuhen përfundimisht shpresat e Zinedine Zidane për të marrë drejtimin e "gjelave", ambicje që nuk e ka fshehur asnjëherë.
Në përfundim të kontratës, Deschams do të numërojë plot 14 vite në krye të Kombëtares Franceze me të cilëm ka fituar një Kupë Bote në vitin 2018.
