Juventus i papërmbajtshëm, 1-0 edhe ndaj Udineses, Danilo vendos në fund (VIDEO)

Një gol i Danilos 4 minuta nga fundi për fitoren e 8 rresht në kampionat. Juventusi nuk di të ndalet më dhe këtë herë viktima e bardhezinjve është një skuadër që bardhezi u vesh në Torino për këtë sfidë, Udinese.

1-0 fotokopje e fitores së 3 ditëve më parë në Cremona por me protagonistë të ndryshëm. Chiesa stopin me gjoks nga e majta e sulmit dhe asist me të djathtën për brazilianin që shënoi në mënyrën më të lehtë të mundshme në përgjumjen e parë të Udineses.

Ndeshja u zhbllokua vetëm në fund dhe Juventusi hedh kandidaturën për titullin bashkë me Milanin e Interin në ndjekje të Napolit kryesues.