Uzuni shënon në derbin e shqiptarëve, sulmuesi kuqezi lider te Granada (VIDEO)

Granada i falet sërish Myrto Uzunit. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënon golin e 12 sezonal në Segunda Division dhe këtë e bën në dëm të skuadrës së një tjetër shqiptari, Cartagena-s ku Sadiku luajti për 61 minuta dhe më pas u zëvendësua.

Uzuni shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 70. Gol shumë i rëndësishm për tre pikë që e ngjisin Granadën në vendin e pestë me 35 pikë, vetëm 3 më pak se kryesuesit e Las Palmas.